Lajm i Fundit, Coronavirus

Situata me COVID-19, mbyllet për dy javë Shkolla 'Faik Konica' në Prishtinë

Gjatë ditës së sotme IKSHPK njoftoi se kanë rezultuar pozitiv me coronavirus 418 persona.

Me anë të një njoftimi Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Faik Konica” ka marrë vendim pas rekomandimeve të IKSHPK që nxënësit dhe mësimdhënësit të futen në izolim për dy javë ditë.

“Si rezultat i ngritjes së numrit të personave të prekur me COVID-19, shkolla jonë hynë në izolim”, thuhet në njoftim.

“Izolimi nënkupton që fëmijët e shkollës sonë nuk lejohen të vijojnë aktivitete të tjera jashtë shkollës si, vijimi i kurseve të ndryshme, shkolla tjera alternative si në lëndën e muzikës, art apo të ngjashme. Izolimi nuk nënkupton pushim dhe relaksim e as pjesëmarrje në aktivitete rekreative. Gjithë mësimdhënësit dhe fëmijët rekomandohen të hyjnë në izolim në dy javët e ardhshme sipas IKSHPK”, thuhet tutje në njoftim.

Vetëm pak orë pas njoftimit të IKSHPK, Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Faik Konica” me anë të një njoftimi ka thënë se kanë hartuar planin për zhvillimin e mësimit online për dy javët e ardhshme.

“Ju njoftojmë që deri më tani në shkollën tonë “Faik Konica” janë konfirmuar pesë raste pozitive me COVID-19 nga ana e mësimdhënësve dhe dy nxënësve. Sot Task Forca e shkollës me rekomandimet e IKSHPK ka vendosur që në mënyrë të parandalimit të shpërndarjes së mëtutjeshme të COVID-19 ë kaloj nga e hëna me datë 2 nëntor nga Skenari A dhe B në Skenarin C (mësim online) deri në një vendim tjetër)”, thuhet në vendimin e shkollës.

Tutje menaxhmenti i kësaj shkollë ka thënë se i gjithë procesi i mësimdhënies dhe mësim nxënies do të përcjellët përmes E-shkollorit dhe takimeve virtuale me mësimdhënësit e në bashkëpunim me prindërit.