Barrikadat në fshatin Rudar të Zveçanit. Foto: Adelina Ahmeti, KALLXO.com.

Situata e barrikadave në veri, kryeministri Kurti në takim me komandantin e KFOR-it

Kryeministri Albin Kurti është duke mbajtur takim me komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral major Angelo Michele Ristuccia, në kryeministri.

KALLXO.com merr vesh se takimi është duke u mbajtur në zyrën e kryeministrit Kurti.

Kryeministri Kurti kishte paralajmëruar të premten se menjëherë pas Krishtlindjes, do të ketë një takim me KFOR për të diskutuar për barrikadat në veri që janë vendosur për më shumë se 2 javë.

““Meqë sonte është Krishtlindja, ne duhet të kemi shumë shpejt pas saj një takim me komandantin e KFOR-it dhe unë si kryeministër, e në të cilën besoj që të sqarojmë gjithçka por, kjo nuk mund të tolerohet pafundësisht. Nga ai takim të cilin presim që ta kemi me komandantin e KFOR menjëherë pas Krishtlindjes besoj që do të sqarohet gjithçka dhe mund të ju japim përgjigje” – kishte deklaruar kryeministri Kurti të premten e javës së kaluar.

Të dielën në mbrëmje, në afërsi të Zubin Potokut janë dëgjuar të shtëna me armë afër patrullave të KFOR-it, por që nuk pasur të lënduar e as dëme materiale.

https://kallxo.com/lajm/kfor-kemi-degjuar-dhe-pare-te-shtena-ne-rrethinen-e-zubin-potokut/