Ceremonia e faljes së namazit të Kurban Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë - 11.08.2019

Arkiv

Sipas vendimit të Qeverisë, namazi i Kurban Bajramit nuk mund të falet

Sot në mbledhjen elektronike të Qeverisë, u morën një sërë vendimesh dhe masash, si luftë ndaj përhapjes së virusit COVID-19.

Sipas vendimit të Qeverisë, namazi i Kurban Bajramit, të premten e 31 korrikut nuk mund të falet.

“Ndalohet grumbullimi i qytetarëve në numër prej më shumë se 5 personash në sheshe publike, në parqe. Ndalohen të gjitha tubimet publike, duke i përfshirë ahengjet familjare private”, thuhet në vendimin e sotëm të Qeverisë.

“Ndalohet pjesëmarrja fizike e qytetarëve në të gjitha ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në vendim.

Po ashtu, bëhet e ditur se  duke filluar nga ora 22:30 deri në orën 05:00 të mëngjesit, ndalohet qarkullimi i personave fizikë jashtë shtëpive të tyre në komunat: Prishtinë, Prizren, Pejë, Podujevë, Gjakovë, Ferizaj, Lipjan, Drenas, Vushtrri, Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë.

Qeveria ashpërson masat ndaj përhapjes së COVID-19