Ilustrim

Sipas vendimit të Qeverisë, hyrja në Qendra tregtare lejohet vetëm me vaksinim ose test antigjen

Qeveria e Kosovës ka publikuar sot masat e reja anti-COVID, pas mbledhjes së mbajtur sot.

Sipas vendimit të Qeverisë, klientët dhe stafi në qendrat tregtare dhe qendra të thirrjeve dueht të posedojnë si dëshmi kartelën e vaksinimit apo testin antigjen jo më të vjetër se 48 orë, që të iu lejohet hyrja në objekt.

Në vendim thuhet se operatorët që për veprimtari ekonomike e kanë tregtinë me shumicë apo pakicë, që të përcaktojnë numrin maksimal të klientëve në lokal në të njejtën kohë, sipas rregullit -1 person për 8m2. Gjithashtu, operatorët janë të obliguar që të shënojnë në hyrje numrin maksimal të klientëve në të njejtën kohë.

Gjithashtu, sipas vendimit të Qeverisë, qendrat tregtare dhe qendrat e thirrjeve janë të obliguar që të caktojnë një ose më shumë persona përgjegjës për kontrollimin e klientëve dhe të stafit.

Këto janë masat e reja anti-COVID-19, rregullat dhe orari i qarkullimit