Sipas rezultateve të Exit Polleve Vetevendosje fiton zgjedhjet

Exit polli i RTV Dukagjinit ka nxjerrë fituese Lëvizjen Vetëvendosje me 55 deputetë.

Pas Lëvizjes Vetëvendosje vijnë PDK me 20 deputetë, LDK me 17 deputetë, AAK me 8 deputetë dhe 20 vende janë të rezervuara për deputetë e komuniteteve jo-shumicë.

Pas mbylljes së qendrave të votimit, RTV Dukagjini ka publikuar një exit poll ku nuk janë të përfshira votat nga diaspora dhe votat me kusht.

Exit poll-i është realizuar nga UBO Consulting me porosi të RTV Dukagjinit.

Këto janë rezultatet e Exit Pol të Kanal 10

Sipas Exit Poll, të prezantuar nga Instituti “Gani Bobi” dhe “Albanian Post”, në TV Kanal 10, japin këto rezultate.

E para del të jetë Lëvizja Vetëvendosje me 53 për qind të votave.

E dyta del të jetë Partia Demokratike e Kosovës me 20 për qind të votave.

E treta Lidhja Demokratike e Kosovës me 17 për qind.

E katërta është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës del të jetë në 7 për qind.

Nisma Socialdemokrate me 2 për qind, që i bie se nuk e kalon pragun zgjedhor.

Të tjerat del te jetë në 1 për qind.

Exit Poll, nuk përfshinë votat e partive politike minoritare.

Këto janë rezultatet e Exit Pol të Klan Kosova

 

Sot në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Në listën e votuesve janë gjithsej 1.794.862 votues.

Në të gjithë territorin e Kosovës janë 888 qendra të votimit me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare kanë ardhur si rezultat i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka urdhëruar mbajtjen e zgjedhjeve të reja pasi ka konsideruar se zgjedhja e Qeverisë së Avdullah Hotit ishte bërë me shkelje ligjore.