Singapore Airlines: Wi-Fi falas për të gjithë pasagjerët e saj
Sot, jetojmë në një botë digjitale kërkuese dhe shumë udhëtarë duhet të qëndrojnë të lidhur, domethënë të kenë qasje në internet gjatë udhëtimeve të tyre. Deri para disa vitesh, fluturimi me aeroplan nënkuptonte shkëputjen nga rrjeti, por tani një gjë e tillë po ndryshon.
Gjithnjë e më shumë kompani po prezantojnë shërbimin Wi-Fi falas dhe me pagesë në aeroplanët e tyre dhe duke marrë parasysh pesë miliardë përdorues aktivë të internetit në ditë, gjithnjë e më shumë pasagjerë po përdorin internetin edhe gjatë fluturimit në aeroplanë.
Singapore Airlines i është bashkuar listës së linjave ajrore që ofrojnë Wi-Fi falas për pasagjerët, megjithatë, ndërsa një shërbim i tillë është i disponueshëm vetëm për pasagjerët në biznes dhe të klasit të parë në rastin e kompanive të tjera, Singapore Airlines do ta ofrojë atë për pasagjerët në të gjitha kategoritë duke filluar nga 1 korriku i këtij viti.
“Pasagjerët në të gjitha kategoritë do të qëndrojnë të lidhur me të dashurit e tyre gjatë udhëtimit, do të jenë në gjendje të punojnë online ose të jenë të informuar gjatë gjithë kohës dhe t’i lexojnë lajmet edhe në një lartësi prej 11,000 metrash.
JetBlue, Delta Air Lines, Qatar Airways dhe Norwegian Airlines janë ndër kompanitë që ofrojnë internet me shpejtësi të lartë gjatë fluturimit, por secili shërbim ka specifikat e veta. Në rastin e shumicës së kompanive, udhëtarët duhet të jenë pjesë e një programi fluturues të shpeshtë ose të paguajnë për qasje në një plan premium që ofron internet më të shpejtë.
Por Singapore Airlines ka njoftuar shërbim të pakufizuar Wi-Fi në të gjithë aeroplanët, përveç shtatë Boeing 737-800 NG. Për ta përdorur shërbimin, pasagjerët duhet të identifikohen në KrisFlyer, programi i shpërblimeve të Singapore Airlines Group./Klix.ba