Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Sindikata e RTK-së kërkon shpejtimin e zgjedhjes së bordit të ri

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së (SPERTK) kërkon nga komisioni ad-hoc i Kuvendit të Kosovës që mos ta zvarrisë përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Bordit të RTK-së.

Kjo kërkesë shtrohet për shkak që mediumi publik të mos futet në krizë, pasi qysh në muajin tetor është dashur të kompletohej Bordi, për miratimin e projeksionit buxhetor për vitin 2022.

Sindikata kërkon që ky proces të përmbyllet shumë shpejt, sepse rrezikohet funksionimi i RTK-së.

Sindikata po ashtu kërkon nga Komisioni për Media dhe të gjithë deputetët që të nisin procedurat për miratimin e ligjit të ri të RTK-së, i cili është i nevojshëm për funksionimin normal të RTK-së. rtklive