Sindikata e punëtorëve të RTK-së reagon për “shkurtim të buxhetit”, paralajmërojnë greva e protesta 

Sindikata e punëtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), kanë thënë se janë të shqetësuar me shkurtimin e buxhetit të RTK-së edhe për vitin 2025 nga Qeveria e Kosovës. 

Përmes një njoftimi, të lëshuar sot, më 11.11.2024, ata kanë thënë se me këtë buxhet të ndarë nga Qeveria, RTK do ta ketë të pamundur funksionimin, investimin në programe të reja dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore ndaj shikuesve, pruduksioneve të jashtme e të tjera. 

“Me këtë buxhet nuk do të kemi rritje të koeficienteve, rritje të shujtës, por do të kemi vetëm mbijetesë, e situatë emergjente. Ndërsa në krejt sektoret në shtetin tonë janë rritur pagat”- shkruhet në reagimin e tyre. 

Kryesia e SPERTK-së kanë i kanë bërë thirrje Kuvendit, si themelues të RTK-së që mos të kalojë këtë formë të buxhetit që është propozuar nga Ministria e Financave për RTK-në. 

Përveç kësaj, sindikata e punëtorëve të televizionit publik, kanë paralajmëruar edhe protesta dhe greva, të cilat thonë se do të fillojnë së shpejti, pasi sot në Kuvend u miratua në lexim të parë projektbuxheti për vitin 2025. 

“I rikujtojmë depuetet që pagat në RTK nuk janë rritur nga viti 2007, një pagë e një punonjësi në gastronomi e tejkalon atë të një gazetari në RTK.Të nderuar kolegë! Nga java e ardheshme do të ju njoftojmë për procedurat ligjore dhe për fillimin  e protestave e grevave në gjithë RTK-në”- kanë reaguar tutje Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të RTK-së. 

Miratohet në parim buxheti për vitin 2025