Ilustrim

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK- së kundërshton protestën e paralajmëruar nga një shoqatë e QKUK-së

Një shoqatë sindikale e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka paralajmëruar protestë më 21 shtator, me kërkesë rritjen e pagave për punëtorët e QKUK-së për 50 për qind.

Lidhur më ketë ka reaguar Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së, të cilët kanë thënë se nuk janë organizatorë të kësaj proteste.

Sipas Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK- së, kjo protestë është e nxitur nga eksponentë politikë brenda asaj shoqate.

“Sindikata e Punëtorëve shëndetësorë të QKUK- së nuk është organizatore dhe e kundërshton protestën e thirrur nga një Shoqatë Sindikale brenda QKUK-së. Ne konsiderojmë që kjo protestë është e nxitur nga eksponent politik brenda asaj Shoqate dhe krejtësisht bëhet për konsum të brendshëm” – thuhet në reagimin e Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së.

Tutje thuhet se shoqata që ka paralajmëruar protestën, nuk po mund të pajtohet me debaklin që pësuan në zgjedhjet e fundit në Federatë dhe ikjen e punëtorëve nga ta dhe kjo sipas tyre ju ka shkaktuar panik.

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK- së përmes këtij reagimi ka ftuar anëtarët e sindikatës që të vazhdojnë normalisht punën.

Shoqata sindikale e QKUK-së paralajmëron protestë më 21 shtator, kërkojnë rritje të pagave