Sindikata e Postës kundër shkarkimeve të sotme

Sindikale e Punëtorëve të Postës së Kosovës i kishte shkruar letër Bordit të Postës së Kosovës duke kërkuar nga ta që të mos e shkarkonin  kryeshefi ekzekutiv Shefqet Avdijen si dhe e zyrtarit kryesor financiar të Postës, Behxhet Maliqi.

Tutje në letrën e dërguar Bordit, sindikata ka thënë që kryeshefi ka bërë një punë të jashtzakonshme për ti siguruar rrogat për punëtorët si dhe për të u mobilizuar për shtritjen e rrjetit në tërë Kosovën.

Kryeshefi Ekzekutiv i Postës, Shefqet Avdija, ka thënë se bordi i përkohshëm i drejtorëve të Postës së Kosovës ka bërë ndërhyrje politike dhe ka marrë vendim të paligjshëm për shkarkimin e tij nga pozita e Kryeshefit ekzekutiv dhe shkarkimin e zyrtarit kryesor financiar të Postës, Behxhet Maliqi.

Kjo është letra e plotë e sindikatës:

Posta e Kosoves është ndarë nga VALA (ish-PTK) në gusht 2012, qe tetë vite e gjysmë. Posta operon me shërbim postar dhe të pagesave për shërbime publike. Jemi plotësisht të pavarur nga Telekomi (Vala).

Kjo gjë vazhdon të shkaktoj konfuzion në mesin e shumicës së qytetarëve të Kosovës.

Për dallim nga të gjithë, Posta e Kosovës është e vetmja ndërmarrje në Kosovës, publike e private, që ka ulur pagat e punëtorëve 2 herë dhe ka ulur të gjitha shpenzimet deri në kufi të operimit normal por sakrifica e jone e punëtorëve të Postës nuk është trajtuar seriozisht asnjëherë nga institucionet përkatëse, megjithëse kemi protestuar e demonstruar mbi 4 here me qëllimin e fitimit te shërbimeve shtetërore.

Ne jemi te shqetësuar me informata sepse Bordi do të ndermarre veprime per shkarkimin e Kryeshefit Ekzekutiv, Kjo do të ishte e papranueshme për punëtorët e Postës së Kosovës ne këto kushte te jashtëzakonshme te punës dhe sakrificës tone, dhe pa ndonjë baze ligjore.

I bëj thirrje Bordit të ri të Përkohshëm të ruajnë integritetin e tyre profesional, moral, etik dhe kombëtar qe ne këto kushte te jashtëzakonshme per shkak te Covid 19, qe mos te marre masa te shkarkimeve pa asnjë baze ligjore, por ju ftoj ne angazhim qe Posta e Kosoves ka nevoje për shërbime te reja institucionale si te gjithë Postat e rajonit.

Ne jemi ne dijeni qe Kryeshefi Ekzekutiv Shefqet Avdija dhe menaxhmenti, nuk kanë shpenzuar asnjë centë për udhëtime zyrtare, mëditje apo reprezentacion.

Po ashtu, nuk kanë shpenzuar asnjë centë për sponsorizime apo marketing në media siç është praktikë e institucione shtetërore dhe publike. Sindikata dhe KE kanë menaxhuar me përkushtim të jashtëzakonshëm Postën e Kosovës që ka konfirmim per virusin COVID-19 dhe për këtë kanë marrë përgëzime dhe nga MZHE dhe zyrtarë tjerë të Qeverisë per ofrimin e shërbimeve per qytetaret e saj konform vendimit te ministrisë se shëndetësisë dhe qeverise se Republikes se Kosoves.

Falë angazhimit të tone te përbashkët, Posta funksionon edhe sot në tërë Kosovën, edhe në vendbanime në karantinë dhe deri më sot nuk është sëmurë asnjë punëtor i Postës duke qenë të gjithë të pajisur mirë me masa mbrojtëse dhe duke menaxhuar me kujdes hyrjet daljet e konsumatorëve.

Vetëm duke ju falënderuar bashkepunimit Kryeshef dhe sindikate kemi arritur t’i sigurojmë pagat per këtë muaj dhe muajt tjerë , në periudhën më të vështirë në historinë e Postës së Kosovës.

Andaj, mos na dëmtoni në punë me ndërhyrjen për përfitime të vogla sepse nuk do të ju lejojmë të na ndëshkoni pa arsye. Ju paguheni të ndihmoni Postën e Kosovës e jo ta dëmtoni. Shpresojmë se do të mbizotëroj arsyeja e nuk do të na detyroni të reagojmë me masa sindikale në këtë kohë të vështirë.

Ne javën e ardhshme kërkojmë një takim me ju!