Sindikata e Policisë së Kosovës: Nuk kemi qenë e as nuk jemi kundër fjalës së lirë

Sindikata e Policisë së Kosovës ka dalë me një reagim lidhur me rastin e arrestimit të kameramanit.

Sipas Sindikatës, ata nuk kanë qenë e as nuk do të jenë asnjëherë kundër fjalës së lirë.

“Policia e Kosovës gjithmonë vepron konform udhëzimeve ligjore duke mbrojtur dhe siguruar ambiente të qetë e të sigurt për të gjithë”, thuhet në komunikatë.

Sipas Sindikatës, suspendimi i dy zyrtarëve dhe inicimi i procedurës disiplinore ndaj pesë zyrtarëve të tjerë është i padrejtë.

“Pas këtyre veprimeve ligjore, duke qenë në zbatim të urdhrave operativ, padrejtësisht suspendohen dy zyrtarë policor dhe iniciohet procedurë disiplinore ndaj pesë zyrtarëve tjerë” thuhet në komunikatën e Sindikatës së Policisë së Kosovës.

Me këtë rast, Sindikata e Policisë së Kosovës, kërkon nga të gjitha organet e hetimeve që të mos ndikohen nga askush dhe as nga mediat për të ulur kredibilitetin e Policisë së Kosovës.

Në fund është ka njoftuar se do të qëndrojë në mbrojte të të gjithë pjesëtarëve të Policisë.

“Sindikata e Policisë së Kosovës do qëndroj në mbrojtje të të gjithë pjesëtarëve të policisë edhe juridikisht duke monitoruar çdo hetim ndaj tyre” thuhet në fund të komunikatës së Sindikatës së Policisë së Kosovës.

IPK: Kemi nisur hetim preliminar lidhur me arrestimin e kameramanit