Sindikata e Policisë paralajmëron protestë në rast të mosrealizimit të kërkesave të tyre

Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se më mbledhjen e mbajtur para tri ditëve  ka diskutuar rreth situatës së krijuar dhe vazhdimin e paknaqësive të shumta të pjestarëve të policisë në lidhje me mospërfshirjen në pako emergjente.

Përveq pakos emergjente është diskutuar edhe për mospagesën e orëve shtëpsë, mospagesën e shujtës dhe mospagesa e ndërrimit të natës sipas ligjit.

“Duke e ditur dhe duke u bazuar në kushtet e vështira dhe në rrethanat në të cilat po vazhdon të punon Policia e Republikës së Kosovës në këtë situate pandemie, Sinadikata e Poicisë së Kosovës, fillimisht me datë 21 korrik iu është drejtuar me një kërkesë urgjente Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hotit si dhe Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu me të cilin ka realizuar një takim, me qëllim të realizimit të kërkesave tona sindikale”, thuhet në njoftim.

Pasi që Sindikata e PK-së deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigjje zyrtare dhe veprim konkret drejt realizimit të kërkesave, nga Qeveria dhe Ministria e Punëve të Brendshme, Sidikata e Policisë përmes takimit të fundit të mbajtur me 4 shtator me këshillin drejtues ka marrë vendim që t’i rikujtojë Qeverisë së Republikës së Kosovës se deri me datë 15 shatator t’i përmbushë kërkesat e cekura më lart të cilat sipas sindikatës janë shumë simbolike në krahasim me faktin se Policia janë duke punuar 12 orë pa pushime, duke tejkaluar të gjithanormat ligjore për punë, përfshirë punën jashtë orarit dhe pamundësinë e shfrytëzimit të pushimeve të plota.

Sindikata ka bërë të ditur se duke marr parasysh kohën në të cilën po kalojmë në rrethana pandemie, Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë për momentin nuk insiston në këtë afat realizimin e kërkesave jetike siq janë: Sigurimi shëndetësor, Ligji për pensionim, Ligji i pagave etj, por kërkon që ato të realizohen në një kohë dhe rrethana më të përshtatshme nga Qeveria.

“Këshilli Drejtuesë i Sindikatës së Policisë i bënë me dije Qeverisë së Kosovës që në rast se, deri me datë 15 shtator, nuk i përmbush kërkesat simbolike të potencuara në pjesën e parë të kësaj komunikate, atëherë Këshilli Drejtues i Sindikatës së PK-së me datë 16 shtator 2020 , do të mblidhet në takim për të caktuar datën dhe modalitetin e veprimeve sindikale përfshirë protestën”, thuhet në njoftim.

Sindikata e Policisë së Kosovës beson se Qeveria do ta marrë parasyshë kërkesën emergjente dhe të njejtën do ta trajtojë me prioritet drejt realizimit të saj, në mënyrë që të mos ketë nevojë që Këshilli Drejtues i Sindikatës të marrë veprime tjera përfshirë protestën.