Ministria e Financave

Sindikata e pavarur e sektorit privat dërgon listat për pagat shtesë të muajit shkurt

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat, ka dorëzuar në mënyrë elektronike listat për pagat shtesë në Ministrinë e Financave dhe në Ministrinë e Shëndetësisë.

Kryetari i Sindikatës, Jusuf Azemi, ka njoftuar se në listë janë të përfshirë punëtorët teknik, ata të sigurimit fizik dhe punëtorët të cilët financohen nga ‘Caritas’ dhe kryejnë shërbime në spitale, Qendra të Mjekësisë Familjare si dhe ambulanta në pronësi shtetërore.

“Ju njoftojmë se sot në mënyrë elektronike i dorëzuam listat për pagesën shtesë 3×100 euro, e që sipas Marrëveshjes me ministren e Financave duhet të filloj pagesa me pagën e muajit shkurt. Andaj ne e përfunduam obligimin tonë. Presim që edhe Ministria e Financave të kryej detyrën e vet”, thuhet në njoftimin e Azemit.

Pandemia SARS-CoV-2 ka detyruar Qeverinë e Kosovës që të bëjnë ligjin për rimëkëmbje ekonomike në të cilët thuhet se mantelbardhët do të marrin pagë shtesë për punën e bërë në këtë kohë pandemie.

Kujtojmë se KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për stafin shëndetësorë të cilët punojnë në kuadër të Organizatës ‘Caritas’ për mungesë të kontratave dhe vonesa të pagave.

Mantelbardhët e kontraktuar nga ‘Caritas’ në Gjilan nuk marrin pagën stimuluese