Foto: Atdhe Mulla

Sindikata e 'Feronikelit' dhuron 2 mijë euro për familjen Abazi që humbi dy djem nga tërmeti në Shqipëri

Sindikata e Pavarur e Punëtorëve kompanisë “Feronikeli” ka dhuruar 2 mijë euro për familjen Abazi, e cila humbi dy djem nga tërmeti në Shqipëri.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka pritur në takim kryetarin e kësaj Sindikate, Fehmi Nika dhe bashkëpunëtorët, ka thënë se është krenar me solidaritetin e jashtëzakonshëm qytetar ndaj familjes Abazi, sikurse edhe ndaj familjeve tjera të prekura nga tërmeti.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të “Feronikelit”, Fehmi Nika, në emër të punëtorëve, i ka shprehur ngushëllime krytarit Haziri, familjes Abazi dhe qytetarëve të Gjilanit, për humbjen e dy jetëve.

Ai tha se paratë do të derdhen në llogarinë zyrtare të Komunës, e cila është hapur pas mbrëmjes humanitare “Pak nga ne, shumë për ata IV”, të mbajtur të shtunën.

Gjatë ditës së djeshme, Shoqata Zejtare Afariste nga Prizreni, i ka dorëzuar familjes Abazi donacionin në vlerë prej 2 mijë euro.

Përndryshe, familja Abazi nga Livoçi i Epërm i Gjilanit, humbi dy djemtë e saj, Isën e Shemesdinin, në tërmetin që e goditi Shqipërinë më 26 nëntor.​

Shoqata Zejtare e Prizrenit dhuron 2 mijë euro për familjen Abazi që humbi dy djem nga tërmeti në Shqipëri

.