Sindikata e Arsimit e zhgënjyer me vendimin e Kushtetueses për pagat

Vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e përkohshëm të Ligjit për Paga, kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim dhe Kulturë, Rrahman Jasharaj e ka quajtur lajm të keq.

Kryetari i SBAShK-ut për KALLXO.com deklaroi se me këtë vendim është anashkaluar vendimi i 600 mijë personave të punësuar në arsim.

“Ky është një lajm nga më të këqijtë që kanë marrë sindikatat e Kosovës. Gjykata Kushtetuese është organ që ka të drejtë të vendos dhe ne nuk i përzihemi në punët e saj. Nuk është dashur të veprohet kështu pa dashur që të përzihem në Kushtetuese. Janë anashkaluar vullneti i 600 mijë të punësuar në arsim”, u shpreh Jashari.

Sipas tij, më mirë do të ishte që ky ligj të funksionalizohet por që qeveria në ardhje të përmirësonte ‘gabimet’ eventuale që do të i vërtetonte Kushtetuesja.

“Është situatë zhgënjyese. Njerëzit kanë pritë pagat me Ligjin e ri, kjo tash po shihet se nuk do të ndodhë. Mund të them se jemi në një situatë tepër të keqe, por megjithatë do të veprojmë sipas vullnetit të punëtorëve të arsimit që nga çerdhet deri në universitet”, deklaroi ai.

Më tej ai përsëriti që nesër do të mbahet grevë dy orëshe, por që mbetet të shihet nëse do të vazhdojë.

“Ashtu siç dihet ne do të kemi grevë dy orë nesër dhe pastaj në komunikim me anëtarësinë dhe me këshillin drejtues dhe kryetarët do të shohim çfarë tutje”, theksoi ai.

KALLXO.com raportoi sot se të premten sistemin arsimor para universitar do të mbajë grevë dy orëshe, si shenjë pakënaqësie për Ligjin për Paga që është dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

Mësimdhënësit nesër u rikthehen grevave

KALLXO.com disa minuta më parë raportoi se Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar përkohësisht Ligjin për Paga sipas kërkesës nga Avokati i Popullit. Ligji do të jetë i pezulluar deri më 30 mars të këtij viti.

Pezullohet Ligji i Pagave, nuk ka paga me rritje për tre muaj

Institucioni i Avokatit të Popullit e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Paga në Sektorin Publik me 5 dhjeto pasi  ka konsideruar se ky ligj nuk është në pajtim me parimet e sundimit të ligjit, për shkak të mangësive në kuptimin e qartësisë, saktësisë dhe parashikueshmërisë së tij.

 

 

Ligji për Paga dërgohet në Gjykatën Kushtetuese