Sindikalisti Jusuf Azemi gjobitet për protestën e sotme

Drejtori i  Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi u dërgua në stacionin policor pas përfundimit të protestës për rritjen e pagave për punëtorët teknik të Universitetit të Prishtinës.

Sipas Policisë, Jusuf Azemit i është  shqiptuar një gjobë pasi nuk ka përfillur procedurat ligjore për mbajtjen e tubimit.

“Organizatori është shoqëruar në stacionin policor dhe i është shqiptuar gjoba për kundërvajtje, bazuar në ligjin për tubimet publike” njofton Flora Ahmeti, Zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës

KALLXO.com ka kërkuar koment lidhur me këtë çështje edhe nga Azemi por i njëjti nuk është përgjigjur deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.

Rreth 100 punëtorë teknik të fakulteteve të UP-së  protestuan sot në mënyrë paqësore para Rektoratit.

Kërkesat e tyre janë rritja e pagës në 350 euro dhe të  paguhet stazhi i  punës.

Punëtorët teknik të UP-së protesojnë për pagat e tyre