Sindikalistët me ultimatum ndaj Qeverisë, deri në shkurt të 2022-ës të përpilohet Ligji i rrogave

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e të gjithave Federatave ku është vendosur që Qeverisë së Kosovës t’i ofrohet afat kohorë për përpilimin e Ligjit të rrogave.

Të njëjtët vendosën që afati kohor për Qeverinë të jetë deri në shkurt të vitit 2022.

Kryesinidkalistët që ishin pjesë e takimit presin nga Qeveria që për këtë ligj diskutimet t’i bëhen gjatë muajit mars dhe në fund të marsit Ligji i rrogave të shkojë në parlament për miratim.

Në këtë takim u mor vendim që Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli t’i drejtohet me kërkesë Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti  për tu filluar takimet për diskutimin e Ligjit të pagave.

Problemet tjera për të cilat u pajtuan krye sindikalistët ishin edhe dy ligje të tjera.

Të njëjtën vendosen që në takime me Kurtin të diskutohet dhe për Ligjin e sigurimeve shëndetësore dhe Ligjin e skemave pensionale.

Sipas tyre, këto dy ligje duhet të kenë plotësim ndryshim.

Kryetari i BSPK-së njoftoi se do të dërgojë kërkesë në Qeveri që të fillojnë diskutimet për problemet që u parashtruan në takim.

“Kërkesat tona do ti përcjellë në Qeveri, unë do t`i udhëheqë bisedimet me Qeveri dhe për këtë kërkojë përkrahjen tuaj”, tha Hykolli.