Malcolm Simmons

Simmons kërkon të dëshmojë në Kuvend: EULEX-i i dorëzoi dosje Serbisë

Ish-gjyqtari i EULEX-it Malcolm Simmons ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet ta hetojë Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë.

Simmons ka shkruar në Twitter se një hetim parlamentar mes tjerash duhet të jetë edhe dorëzimi në Serbi i dosjeve të prokurorisë për krimet e kryera në Kosovë, ana e EULEX-it.

“Çështjet që duhet të jenë objekt i një hetimi parlamentar përfshijnë: 1. EULEX-i i dorëzon Serbisë dosjet e prokurorisë në lidhje me krimet e luftës të kryera në Kosovë; 2. Pretendimet e dokumentuara të ndërhyrjes në gjykimet penale; 3. Pretendimet e dokumentuara të manipulimit të dëshmitarëve të mbrojtur”, ka shkruar Simmons.

Simmons ka kërkuar që të dëshmojë para Kuvendit të Kosovës, për siç ka thënë shtrembërimin e drejtësinë në Kosovë nga ana e Bashkimit Evropian.

Sipas tij, vendimi për t’i dëgjuar këto prova në Kuvend është një test i rëndësishëm për sundimin e ligjit në Kosovë, por edhe për vetë Kuvendin.

“Qëllimi im është që të jap prova në Parlamentin e Kosovës për mënyrën se si Bashkimi Evropian e ka shtrembëruar drejtësinë në Kosovë. Vendimi për t’i dëgjuar apo jo provat e mia do të jetë një test i rëndësishme për Parlamentin dhe për sundimin e ligjit në Kosovë”, ka shkruar Simmons./Rtklive