Igor Simiq, deputet i Listës Serbe - Foto: Rtv21

Simiq: Debati për problemet e shqiptarëve në veri është bërë për t`u fol keq

Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq tha se të dhënat që deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë dhënë në debatin lidhur me problemet e banorëve shqiptarë në Mitrovicën Veriore dhe komunat tjera në veri, lidhur me pengesat që u bëhen për t`u kthyer në pronat e tyre dhe pengesat për renovimin e shtëpive të djegura gjatë luftës, nuk janë të sakta.

Debati sipas tij ka një qëllim të qartë, të flitet keq.

Ndërsa tha se komuna ka ofruar ndihmë për të gjithë qytetarët e saj.

Simiq, tha se asnjëherë në Kuvend nuk ka pasur iniciativë pozitive për atë pjesë.

“Asnjëherë nga ky Kuvend nuk keni pas iniciativë pozitive për atë pjesë. Deri tani nuk kemi reagu dhe nuk kemi dashur t`i japim rëndësi kësaj çështje, por sot qëllimi i kësaj seance është të flitet keq e mos të merremi me problemtet që i kanë qytetarët atje”, tha Simiq.

Simiq tha se për serbët në komunat tjera të Kosovës nuk flitet sepse sipas tij nuk i kanë të drejtat e tyre.

“Veriu është mjedis urban multietnik dhe jam krenar për këtë sepse jam deputet që jetoj nga ajo anë. Më shumë se 120 biznese në lagjen e boshnjakëve janë në pronësi të fqinjëve tanë shqiptar”, tha ai.