Silvana Marinkoviq tregon si u zhduk burri i saj

Emisioni “Jeta në Kosovë” sot është duke e trajtuar temën e të zhdukurve në Kosovë.

Silvana Marinkoviq nga Shoqata e të Zhdukurve në Graçanicë tregoi se si i është zhdukur burri i saj gjatë luftës në Kosovë.

“Burri im është zhdukur në vitin 1999, më 19 qershor në Llabjan. Edhe sot e kësaj dite kryesit dihen dhe janë të lirë. Disa prej tyre punojnë në Policinë e Kosovës. Nëse flasim për të gjitha krimet që kanë ndodhur në këto 22-23 vitet e fundit do të duhej kohë e gjatë, kështu që nuk dua të kthehem në të kaluarën. Me dëshirën që sa më parë të zbardhet fati i të pagjeturve”, tha ajo.

.