Sigurohet mirëmbajtja e faqes së Organit Shqyrtues të Prokurimit
Në muajin dhjetor të vitit 2021, Agjencia Qendrore e Prokurimit hapin tender për mirëmbajtjen e faqes së Organi Shqyrtues i Prokurimit.
Vlera e parashikuar për këtë kontratë ishte 5 mijë euro.
Për këtë aktivitet të prokurimit u përdor procedura me koutim të çmimit ndërsa çmimi më i ulët ishte kriter për dhënie të kontratës.
Në këtë aktivitet prokurimit u pranuan dy oferta. Tenderi iu dha kompanisë me çmimin më të ulët ”Tech Vision” Shpk ,me vlerë të përgjithshme të kontratës prej 4,140 euro, në kohëzgjatje prej 36 muajve.
Ndryshe, në javën e dytë të marsit, Qeveria e Kosovës i ka propozuar Kuvendit emrat për anëtarë dhe kryetar të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se komisioni vlerësues për përzgjedhjen e kandidatëve për bord të OShP-së ka qenë shumë i pakënaqur me kandidatët që kanë aplikuar.
Nita Bejta, Milot Spahiu, Arbnor Tmava, Faruk Rexhaj, Dafina Gashi, Kimete Gashi, Vedat Pterqoj, Bujar Lushaku, Batisha Ibrahim dhe Vjosa Gradinaj Mexhuani, janë të propozuarit nga Qeveria e Kosovës.
Organi Shqyrtues i prokurimit që nga fundit i marsit 2021 është pa bord funksional. Kjo ka shkaktuar ngecje të miliona eurove të parapara për investime kapitale nga institucionet e Kosovës.