Foto: Policia e Kosovës

Sigurimi i një marketi në Rahovec, kanos një person me armë

 

Një punëtor i sigurimit të një marketi e ka kanosur me fjalë dhe me armë një person pas një mosmarrëveshje lidhur me bllokimin e rrugës.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Ratkoc të Rahovecit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dyshuarit iu është konfiskuar pistoleta dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, punëtor i sigurimit te një marketi, i cili pas një mosmarrëveshje lidhur me bllokimin e rrugës kishte kanosur me fjalë dhe me armë  viktimën mashkull kosovar.  Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me një karikator me katër (4) fishekë”, thuhet në njoftim të policisë.