Sigurim fizik i shkollave në Komunën e Klinës, hapet tenderi mbi 59 mijë euro

Komuna e Klinës duket se do t`u ofroj sigurim fizik shkollave në këtë komunë. Për këtë qëllim, Komuna e Klinës në cilësinë e autoritetit kontraktues ka iniciuar tender në platformën elektronike të prokurimit “E-prokurimi”. Parashihet të nënshkruhet kontratë në vlerë deri 59,300 euro.

Procedura e hapur e prokurimit, është lloji i procedurës së përdorur për këtë tender, me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët.

Sipas dokumentacionit të këtij tenderi, shërbimet e sigurimite pritet të marrin pesë shkolla të kësaj Komune. SHFMU “Ismet Rraci”, IAAP”Fehmi Agani “, Çerdhja “Xhevë Ladrovci”, SHFMU” Motrat Qiriazi”, Gjimnazi “Luigj Gurakuqi”.

Komuna sqaron se duhet parashikohen pajisjet e nevojshme edhe uniforma për sigurim fizik. Ndërsa paga nuk duhet të jetë më e vogël se 434 euro.

“Ju njoftojmë se, në përputhje me rregulloret dhe standardet në fuqi, paga bruto për çdo të punësuar nuk duhet të jetë më e vogël se 434 €. Kjo masë synon të sigurojë respektimin e të drejtave të punëtorëve dhe garantimin e kushteve minimale të kompensimit financiar“- thuhet në dokumentin e tenderi për këtë aktivitet të prokurimit”- sqaron Komuna e Klinës.

Afati i fundit i caktuar për pranimin e tenderëve është caktuar më datë  02.04.2025.