Siguria e ushqimit dhe vendosja e flamujve të origjinës së produktit - LIVE

Në emisionin “Kallxo Përnime” po diskutohet për sigurinë e ushqimit dhe vendosjen e flamujve të origjinës së produkteve në raftet e dyqaneve.

Të ftuar në debat janë: Ergyl Binçe nga Instituti i Shëndetësisë Publike, Lulzim Syla, ish-kryeinspektor i Tregut në MINT, Lamir Thaçi nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Visar Prebreza, hulumtues në BIRN.

Të ftuarit do të diskutojnë se qe sa vite nuk janë bërë analizat e aditivëve në bukë, pse nuk janë bërë këto analiza, a po ngjyroset buka e zezë, cilat produkte testohen nga Agjencia e Ushqimit, sa inspektorë i monitorojnë dyqanet për vendosjen e flamujve, cilat janë helmimet më të shpeshta të qytetarëve, sa tregje të kafshëve janë të licencuara.