Publikimi i raportit “Trajtimi i rasteve të të drejtave të punëtorëve nga Inspektorati i Punës dhe Gjyqësorit", Foto: KALLXO.com
Siguria e punëtorëve - LIVE
25.1.2023 - 22:26
Sonte në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet debati për sigurinë e punëtorëve në Kosovë.
Sa punëtorë vdiqën si pasojë e lëndimeve në vendin e punës?
A u përmbush premtimi i Qeverisë për rritjen e numrit të inspektorëve?
A ka dorëzuar Inspektorati i Punës ndonjëherë kallëzim penal në Prokurori?
Sa biznese në Kosovë e kanë kryer vlerësimin e rrezikshmërisë në punë?
Sa efektiv është treguar sistemi i drejtësisë në trajtimin e rasteve për të drejtat e punëtorëve?
Për këtë temë po debatojnë : Hekuran Nikçi, Kryeinspektor i Punës, Ilir Murtezaj, drejtor i Administratës Tatimore të Kosovës, Kastriot Berisha, zyrtar ligjor në BIRN.