Shutterstock

Sidnej feston fundin e bllokimit prej 107 ditëve për shkak të pandemisë

Qyteti australian Sidnej ka dalë nga bllokimi pas gati katër muajsh për shkak të COVID-10.

Njerëzit u vunë në radhë për baret dhe dyqanet që u hapën në mesnatën e së hënës posaçërisht për këtë rast, raporton BBC.

Shumë të tjerë kanë shijuar ribashkimet dhe vizitat e planifikuara në shtëpitë e të afërmve dhe miqve.

Masat kundër coronavirusit, kishin ndaluar vizitat në familje dhe udhëtimin përtej një zone 5 kilometra, duke ndarë kështu shumë familje.

Por shumica e kufizimeve tani janë lehtësuar për personat plotësisht të vaksinuar.

Qytetarët tani mund të ndajnë ushqimet së bashku në kafenetë dhe restorantet e rihapura, dhe të vizitojnë palestrat, bibliotekat dhe pishinat. Kishte radhë të gjata për berberët dhe sallonet e thonjve të hënën.

Hoteli “Lord Gladstone”, një pijetore e brendshme e qytetit po bënte një tregti të zhurmshme dreke, pas disa muajsh tregtie të kufizuar dhe opsione vetëm për ushqim.

“Ne jemi të prirur të kthehemi, ne po kalojmë të hënën më të mirë në muaj, edhe para COVID-19,” tha Pat Blake, i licencuari i pijetores, për BBC-në.

Përgatiti: Emirjeta Vllahiu