
Kandidatja e LDK-së, Sibel Halimi. Foto: Naser Fejza/KALLXO.com
Sibel Halimi (LDK): Do të ndërtojmë Teatrin Kombëtar
Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Sibel Halimi ka folur në “DebatPërnime” për projektet që i kanë paraparë për fushën e kulturës me Programin e tyre zgjedhor.
Ajo tha se LDK planifikon të bëjë investime kapitale, që brenda një mandati 4 vjeçar “t’i rehatojë” institucionet e Kulturës.
Në kuadër të këtij Programi, sipas saj, përfshihet edhe ndërtimi Teatrit Kombëtar.
Derisa foli për këtë plan, Halimi përmendi grevën e aktorëve të Teatrit Kombëtar, duke thënë se ata po trajtohen jodinjitetshëm.
“Derisa ne po qëndrojmë këtu, aktorët e Teatrit Kombëtar po qëndrojnë në grevë, pikërisht për shkak të mostrajtimit të dinjitetshëm nga Ministria e Kulturës.” – është shprehur ajo,
“DebatPërnime” është format i cili do të transmetohet për një muaj rresht, deri një ditë para Zgjedhjeve parlamentare të 09 shkurtit 2025.
Kandidatët për deputetë nga partitë politike garuese përveç që prezantojnë Programin e tyre, përballen me pyetjet e Jeta Xharrës, kryeredaktorit të KALLXO.com, Kreshnik Gashi dhe Visar Prebrezës nga “Krypometër”.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka zgjedhur që gjatë fushatës për Zgjedhjet e 9 shkurtit të mos marrë pjesë në disa nga mediat në Kosovë. Kjo parti e ka arsyetuar mospjesëmarrjen në emisionet politike të shfaqura në mediume të caktuara, me pretendimin se gjoja ato media janë në pronësi të oligarkëve. RTV Dukagjini është në listën e këtyre mediave të “piketuara” nga LVV, e pikërisht në këtë televizion transmetohet emisioni “Debat Përnime” – prodhim i KALLXO.com.
Mirëpo, për dallim nga partia në pushtet, partitë e tjera opozitare kanë pranuar të marrin pjesë në këtë Debat dhe t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve të Kallxo-it.
“Na s’jemi oligarkë. Asnjëri prej neve në KALLXO.com nuk jemi pasanika, as milionera e le më oligarka. Ne kemi qenë në RTK e na kanë largu prej RTK-së, saktë sepse kemi raportuar qysh oligarkët e kanë zhvat shtetin.” – ka deklaruar Jeta Xharra në hapje të Debatit të parë zgjedhor, në kuadër të “Debat Përnime”.
LDK premton në “Debat Përnime” reforma në drejtësi dhe investime kapitale miliardëshe