Foto: Facebook/Sibel Halimi

Sibel Halimi emërohet zëdhënese politike e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se me me qëllim të thellimit dhe avancimit të vazhdueshëm të bashkëpunimit me mediet, si dhe prezantimit të qëndrimeve politike, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka emëruar, Sibel Halimi, zëdhënëse politike të LDK-së.

Sipas një njoftimi për media, Halimi përveç se është anëtare e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, është edhe sociologe e poete. Ajo është doktorante në Departamentin e Sociologjisë të Universitetit të Prishtinës.

Deri tash ka të botuar tre libra me poezi: “Kopshti i Mëkateve” (2002), “Qenia nuk banon këtu” (2013), “Me ekzistu është vetë kuptimi” si dhe përmbledhjen eseistike “Shoqëri në Alarm” (2017).

Merret aktivisht me trajtimin e problemeve socio-filozofike, ndërkohë që shkrimet e saj janë botuar në periodikun shqip e të huaj. Njihet si veprimtare e të drejtave të njeriut, me theks të veçantë për të drejtat e grave dhe vajzave.