Si zgjidhet kryetari i komunës sipas Ligjit?

Zgjedhja e kryetarëve të komunave në Kosovë bëhet sipas Ligjit për Zgjedhjet Lokale.

Zgjedhja e të parit të komunës përcaktohet në nenin 9 të këtij Ligji.

Sipas pikës 9.5 kryetari zgjedhet ai kandidat, i cili ka një votë më shumë se sa 50% numrit të përgjithshëm të votave në ditën e zgjedhjeve.

Ndërsa, në pikën 9.6 thuhet se “Nëse asnjëri nga kandidatët nuk fiton më shumë se 50%, plus një (1) votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë, KQZ-ja organizon raundin e dytë të zgjedhjeve”.

Nëse vendoset që të shkohet në balotazh, raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet ditën e diele katër (4) javë pas raundit të parë.

“9.7 Kandidati i cili fiton shumicën e votave të në rrethin e dytë zgjidhet Kryetar i Komunës”- thuhet në ligj.

Në katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok janë duke u zhvilluar zgjedhjet komunale.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë 19 qendra të votimit në katër komunat.

Komunat në veri mbetën pa kryetarë nga nëntori i 2022-të, pasi përfaqësuesit serbë dhanë dorëheqje.

Lajm në Zhvillim – Zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës