Si t'i shikoni fshehurazi storiet në Instagram?

Nëse për ndonjë arsye doni t’i shikoni storiet e dikujt tjetër mirëpo pa u diktuar nga personi storien e të cilit po e shikoni, atëherë ekzistojnë dy metoda të provuara tashmë të cilat mund të funksionojnë edhe për ju.

Sipas Distractify, Instagrami, një rrjet social i shumë i popullarizuar me miliona njerëz të cilët postojnë foto dhe video në çdo moment, ka kohë që ofron një opsion interesant të quajtur Stories. Problemi, sidoqoftë, është se nëse i shikoni këto Stories tek dikush tjetër, atëherë ju ia bëni me dije apo ia bëni të ditur autorit se jeni duke e shikuar storien e tij. Edhe pse për shumë njerëz (për një shumicë) ky nuk paraqet ndonjë problem, ka situata ku mund të jenë të padëshirueshme.

Instagrami, si i tillë, nuk ofron aftësinë për ta shikuar Storien e dikujt pa e njoftuar autorin e asaj storie paraprakisht, megjithatë ekzistojnë dy metoda efektive me të cilat mund të bëhet kjo.

Modaliteti i airoplanit (Airplane Mode)

Paraprakisht, Instagram ngarkon stories, që do të thotë se ato mund të shikohen duke hyrë në opcionin e modalitetin të aeroplanit. Arsyeja pse kjo metodë funksionon qëndron tek fakti se e  deaktivizon plotësisht trafikun e të dhënave pasi storiet të jenë të ngarkuara. Pasi ta keni shikuar atë që ju intereson, dilni nga storiet dhe pastaj e deaktivizoni modalitetin e aeroplanit. Gjithashtu kujdesuni që kjo metodë të mos funksionojë nëse personi ka postuar më shumë se një storie brenda një dite.

Llogari sekrete

Një tjetër opsion i provuar përfshin hapjen e një llogarie sekrete në Instagram përmes së cilës do t’i shikoni storiet e dikuj tjetër. Nëse një person vendos të rishikojë se kush i ka shikuar storiet e tij, ata do ta shohin llogarinë tuaj të fshehtë që do të thotë që ju keni fshehur me sukses identitetin tuaj, shpjegon Distractify.

Përktheu: Nuhi Shala