Foto ilustruese: Pixabay

Si të aplikoni për subvencionimin e kredisë deri në 10 mijë euro?

Ministria e Financave, Punës dhe Transafereve që nga një tetori i këtij viti ka vendosur që të subvencionojë qytetarët që marrin kredi deri në 10 mijë euro.

Sipas vendimit, të gjithë personat që kanë dhe do të marrin kredi, duke nisur nga 1 tetori do të përfitojnë nga ky subvencionim deri në 10% të shumës totale.

“Shuma e subvencionimit për secilin aplikues që kualifikohet është 10% e shumës totale të kredisë, deri në maksimumin prej 300 euro”, thuhet në vendimin e Ministrisë.

Qytetarët e interesuar të cilët kanë kredi nga tetori, mund të aplikojnë direkt në faqen e-kosova në kategorinë  ‘Aplikim për subvencionim të kredisë personale’.

Pas kësaj ata duhet të mbushin të dhëna e kërkuara dhe pas konfirmimit subvencioni paguhet në llogarinë bankare të qytetarit.

KËTU mund të gjeni linkun për aplikim.

Ministria e Financave ka thënë se përmes këtij subvencionimi synojnë mbështetjen e likuiditetit familjar, mbulimin e  shpenzimve sezonale familjare, shpenzimet e shkollës, apo edhe mbylljen e bilanceve të kartelave kreditore, apo çfarëdo shpenzimi tjetër që sadopak do të lehtësonte barrën e familjes.