
Zgjedhjet 2025. Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com
Si renditen partitë për nga numri i votave të fituara në Gjilan?
Në bazë të rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në Komunën e Gjilanit, Lëvizja Vetëvendosje është partia e parë, me 51.43%, apo me 19 mijë e 171 vota.
Pas LVV-së, numër më të madh të votave në këtë Komunë deri më tani ka siguruar Lidhja Demokratike e Kosovës, me 21.84%, apo 8 mijë e 141 vota.
E treta listohet Partia Demokratike e Kosovës, me 17.17%, apo 6 mijë e 400 vota.
E katërta renditet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me 2.69%, apo 1 mijë vota.
Koalicioni për Familjen në Gjilan është partia e pestë, me 2.69%, apo 1 mijë 3 vota.
Këto të dhëna nga KQZ janë procesuar për herë të fundit në orën 12:11, më 10.02.2025, në 103 vendvotime nga 129 gjithsej.
Në përgjithësi rezultatet në krejt Kosovën deri më tani e vendosin LVV-në me numrin më të madh të votave, me 311 mijë e 782 vota, apo 41.05%. E dyta është PDK-ja, me 169 mijë e 091, apo 22.26%. E treta LDK-ja, me 133 mijë e 644 vota, apo 17.60%. E pesta AAK-Nisma, me 57 mijë e 509 vota. E gjashta Lista Serbe, me 30 mijë 273 vota. I shtati Koalicioni për Familje, me 17 mijë e 494, apo 2.30%.
Sipas KQZ-së, rezultatet preliminare nuk përfshijnë: votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat jashtë Kosovës.
Zgjedhjet e vitit 2025 për Kuvend të Kosovës janë Zgjedhjet e gjashta me radhë që u mbajtën që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17.02.2008.