Si po lëshohen lejet e ndërtimit në Ferizaj pa dokumente të planifikimit?
“I pari i Komunës tutet me ardhë në debat” – ishin fjalët e Brahim Osmanit, asamblist në Ferizaj, për mungesën e kryetarit Agim Aliu në debatin “Jeta në Komunë”.
Tutje Osmani foli për ndërtimet në Komunën e Ferizajt.
‘I dyti i Komunës, Lulzim Aliu, ka aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, nëse nuk gabohem në lidhje me ndërtim këtu në Ferizaj. Prandaj edhe nuk ka ardhë në debat’ – deklaroi Osmani.
Në debatin ‘Jeta në Komunë’ u fol edhe për lejet e ndërtimit dhe mungesën e hartave zonale.
Për hartat zonale në Ferizaj, drejtori i Urbanizmit, Arbër Bytyqi, thotë se më 28.04.2022 u dorëzua drafti i parë i tyre në Ministrinë e Planifikimit Hapësinor por që është pezulluar nga Ministria.
Kur u pyet se si lëshohen lejet pa hartë zonale, Bytyqi thotë se kjo specifikohet me ligj.
“Ligji i Ndërtimit, Ligji i Planifikimit Hapësinor… nëse një Komunë nuk ka dokumente të planifikimit, Ligji i Ndërtimit, neni 18 që thotë se lejet ndërtimore duhet të lëshohen bazuar në 50 metra distancë” – deklaroi Bytyqi.
Bytyçi shton se Ministria pezulloi hartat zonale për shkak se Plani Zhvillimor Komunal është në proceudrë gjyqësore.
Tutje shton se nuk ka ende vendim final nga Gjykata për PZHK-në.
Për aktakuzën e përmendur nga Osmani, Bytyqi thotë së “është çështje e drejtësisë’.