FOTO- Revista Forbes

Si nisi tradita e  “Black Friday”

Dyqanet në gjithë botën kanë problem ta përballojnë fluksin e qytetarëve që dalin për të blerë gjëra në ditën me më së shumti zbritje.

E premtja e zezë (Black Friday), njihet si ditë me zbritje të madhe në dyqane dhe fillon menjëherë pas Ditës së Falenderimeve, që është e enjtja e tretë e nëntorit.

Kjo ditë ka këtë emër sepse numri i madh i blerësve pas festës amerikane të falënderimeve krijonte aksidente trafiku  dhe ndonjëherë edhe dhunë.

Në vitin 1950 një ditë pas Falënderimeve për t’i dhënë vetes një fundjavë katër-ditore, njerëzit filluan të shtireshin sikur të sëmurë fizikisht.

Kjo ditë ishte jo zyrtarisht fillimi i sezonit të blerjeve të festave të fundvitit.

Punëdhënësit iu japin punonjësve të tyre ditën e pushimit si pjesë e fundjavës së festave të Falënderimeve.

Në fillimi të vitit 2010 shitësit me pakicë  kanë zgjatur orarin në mënyrë që të ruajnë një avantazh të blerjeve dhe të vazhdojnë me shitjen. Ata kanë hapur dyqanet në orën 00:00 dhe kishin mbajtur të hapura gjatë natës.

Shumë dyqane ofrojnë zbritje në të ”Premten e Zezë” dhe hapen shumë herët  në mesnatë ose disa orë pas manifestimit të  Festës së Falënderimeve.

“Black Friday” nuk është një festë zyrtare, por Kalifornia dhe disa shtete të tjera e shohin “Ditën pas Falënderimeve” si një festë për punonjësit e qeverisë së shtetit.

Dublimi i këtyre përplasjeve si ditë “e zezë” filloi me një nga rrëzimet më të hershme të tregut të aksioneve në SHBA, në 1869. Ajo u ndez nga një rrjet spekulatorësh, të udhëhequr nga Jay Gould dhe James Fisk.

Ndër vite gjatë kësaj dite kanë ndodhur incidente të mëdha që kanë përfunduar edhe me vdekje.

Në vitin 2008, një person vdiq si shkak i turmave dhe shtyrjeve të mëdha për blerje.

Një turmë prej afro 2 mijë blerësish në Valley Stream në  New York, pritën jashtë për në 05:00 të mëngjesit në hapjen e lokalit Wal-Mart. Kur po afrohej koha e hapjes, turma u ankua dhe kur dyert u hapën, turma shtyu përpara, duke thyer derën poshtë dhe një punonjës 34-vjeçar që u shkel në vdekje raportohet në mediat amerikane.

Në të njëjtën ditë, dy njerëz u qëlluan për vdekje gjatë një grindje në dyqanet Toys ‘R’ Us në Palm Desert në Kaliforni.

Black Friday tashmë është bërë traditë edhe në Kosovë ku dyqane të shumta ofrojnë zbritje.