Pallati i Drejtësisë/ Foto-Urim Krasniqi
Si në filma – Tentoi t’i ikë policisë nga salla e gjykimit
14.9.2022 - 10:38
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është përballur me një situatë si në filma, ku një i dyshuar kishte tentuar të ikë nga salla e gjykimit.
Derisa ishte duke u gjykuar në seancë gjyqësore, një i dyshuar tentoi të arratisej nga duart e forcave të sigurisë, në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, gjatë të martës.
Gjatë tentimit për ta ndaluar të dyshuarin që të largohet, një zyrtar policor ka pësuar lëndime, meqë rast ka pranuar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është cilësuar si pengim i personit zyrtar dhe tentim arratisje e personit të privuar nga liria.