Si ndikoi pandemia në të hyrat dhe shpenzimet e Dragashit?

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese  ka organizuar sot diskutimin për ndikimin e pandemisë në të hyrat dhe shpenzimet komunale të Dragashit.

Në këtë takim është dsikutuar për mënyrën se si Komuna e Dragashit, shpenzon paranë publike dhe problemet me të cilat përballen banorët.

Në diskutim ka qenë të përfshirë Shaban Shabani, Kryetar i Komunës së Dragashit, Emine Faziu, ndihmës auditore e përgjithshme dhe Visar Prebreza, redaktor në KALLXO.com dhe  Kreshnik Gashi, kryeredaktor në KALLXO.com,

Gashi ka potencuar se qytetarët e Kosovës nuk janë të përfshirë sa duhet në procesin e bërjes së buxhetit.

“Qytetarët e Kosovës janë shumë pakë të përfshinë në procesin e bërjes së buxhetit, kjo na bjen për shkak se qytetarët nuk besojnë që munden me ndryshu në procesin e ndërtimit, të hartimit të buxhetit, në draftin e buxhetit, të ndikimit të tyre për me i shty para projektet në buxhetin qoftë qendrore, qoftë në buxhetin lokal”, Kreshnik Gashi

Ndërsa, Fazliu ka thënë se gjetjet kryesore janë shpenzimet nuk kanë klasifikim  adekuat.

“Gjetjet kryesore kanë të bëjnë me klasifikimin jo adekuat të shpenzimeve që kemi tek planifikimi dhe realizimi i buxhetit, kemi një vlerë prej rreth 66 mijë euro, ku komuna ka keq klasifiku shpenzimet nga kategoria e investimeve kapitale ka paguar, shpenzime të cilat i takojnë kategorisë së mallrave dhe shërbimeve”, Emine Faziu, ndihmës auditorë e përgjithshme”, ka thënë ajo.

Në anën tjetër, kryetari komunës së Dragashit ka thënë se pandemia COVID-19 i  ka pamundësuar realizimin e shumë punëve.

“Çështja e subvencioneve sa i përket të zbatimit është shumë e ulët. Vonë na kanë ardh kërkesat për shkak të pandemisë, ne kemi fillu një pjesë të realizimit të tyre.”,ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se në këtë komunë kanë mbetur disa borxhe dhe komuna nuk i ka kërkuar për shkak të papunësisë.

“Ju kemi bë të gjithë këtyre që  kanë obligime ndaj komunës, mirëpo kanë mbet disa borxhe pasi janë fal buxhetet. Kemi hezitu në këtë rrethin (kërkimin e borxhit),për shkak të shkallës së lart të papunësisë, njerëzit në vazhdimësi largohen nga komuna e Dragashit, sidomos në komunën e Prizrenit e Prishtinës, sidomos edhe jashtë shtetit.”, kryetari.

Prebreza ka bërë të ditur se Dragashi është një komunë më buxhet të mesëm dhe ka pasur sfida të ngjashme gjatë pandemisë sikur komunat e tjera.

“Komuna e Dragashit është njëra prej komunave të mesme dhe ka një buxhet rreth 9 milion euro, telashja kryesore në këtë vit ka qenë edhe kjo komunë si krejt komunat e tjera është për shkak të pandemisë, që fillimisht ka vështirësu çështjen e të hyrave dhe njëkohësisht ka vështirësuar edhe shpenzimet e parasë publike me qenë se përveç se shumë tenderë fillimisht ka qenë një paqartësi nëse duhet iniciuar tender të rinj ose jo”, tha ai.