Si ndikoi COVID- 19 tek të sëmurët me kancer?

Rreth 400 të sëmurë me kancer u infektuan me COVID-19.

Sipas klinikës së Onkologjisë , shumica e pacientëve e kanë kaluar lehtë COVID-19, ndërsa disa të tjerë kanë pasur vështirsim të gjendjes.

Ndërsa psikologja klinike, Fatime Faziu  vlerëson se ky virus ka rritur ankthin e frikën tek pacientët me kancer.

“Normal që e ka rënduar situatën në aspektin psikologjik, pasi që janë shtuar ankthet dhe streset. Duke pasur parasysh se është kërkuar distancimi social, këta persona kanë nevojë për mbështetje, dhe COVID-19 e ka vendosur një barrier në mes”, thotë psikologja./RTV21