Si ka ndikuar bora e pranverës në kulturat bujqësore?

Mot i paqëndrueshëm, me borë dhe me temperatura nën vlerat e mesatareve po mbretëron edhe në ditët e para të stinës së pranverës. Mirëpo, si ndikojnë këto kushte klimatike në kulturat bujqësore tregoi prof.dr Imer Rusinovci sot gjatë një interviste në programin e mëngjesit “Për ditë të mbarë” në RTV21.

Rusinovci theksoi se reshjet dhe temperaturat aktuale janë të mirëseardhura për bujqësinë, sidomos në sektorin e prodhimtarisë intenzive siç janë pemët.

“Ndikimet e temperaturave të ulëta tek bimët në bujqësi, janë me një variabilitet dhe varet në çfarë stadi i zë ato, nëse bima nuk ka filluar një proces vegjetativë atëherë dëmet janë më të vogla dhe e kundërta”, shton tutje Rusinovci.

Sipas tij në krahasim me dëmet të cilat shkaktuan reshjet e fundit, kjo borë mund të shkaktoj dëme të vogla fare, por më shumë është si një mburojë, sidomos për grurin, ku shumica e fermerëve kanë filluar me riplehërim gjatë fundit të muajit shkurt dhe fillimit të muajit mars. RTV21