Si funksionon sistemi zgjedhor në SHBA?
Zgjedhjet e 60-ta presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbahen më 05.11.2024, në të cilën garojnë Kamala Harris nga Partia Demokratike dhe Donald Trump nga Partia Republikane.
Në këtë video mund të kuptoni si funksionon sistemi i votimit, pse amerikanët nuk e zgjedhin direkt presidentin, dhe çfarë është Kolegji Zgjedhor.
Kur amerikanët votojnë ata zgjedhin anëtarët që formojnë atë që quhet Kolegji Zgjedhor. Secili shtet ka përfaqësues në këtë Kolegj, shtetet me më shumë popullsi kanë më shumë anëtarë.
Këta anëtarë zakonisht janë besnikë të partive apo zyrtarë që mbështesin njërin prej kandidatëve.
Për t’i fituar zgjedhjet një kandidat duhet të fitojë shumicën e votave të Kolegjit Zgjedhor apo 270 sosh.
Në shumicën e shteteve fituesi siguron votat e të gjithë anëtarëve. Kandidati me më së shumti vota siguron votat e anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor në atë shtet.
Teksasi i ka 38 anëtarë në Kolegj. Në zgjedhjet e vitit 2020, shumica e banorëve të Teksasit votuan për Donald Trumpin (52.1%) prandaj ai siguroi votat e të gjithë anëtarëve të Kolegjit. Joe Biden siguroi 46% të votave në Teksas mirëpo përfundoi pa asnjë votë të Kolegjit Zgjedhor.
Ky sistem është kritikuar për zhdukjen e shumë votave.
Ekziston edhe një ndërlikim shtesë, një kandidat mund të fitojë votën popullore, pra votat që japin qytetarët amerikanë dhe të humbë zgjedhjet nëse kundërshtari fiton më shumë vota të Kolegjit Zgjedhor. Kjo i kishte ndodhur Hillary Clintonit në zgjedhjet e vitit 2016./REL