Si duhet të luftohet lufta hibride që po zhvillohet me lajme të rreme prej Serbisë?

Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë kohës së luftës në Kosovë, Jamie Shea, ka folur lidhur me dezinformimin që  bëhet në kohë krizash me theks ai në mediat serbe për gjendjen në veri të Kosovës.

Ai në emisionin “Kallxo Përnime” deklaroi se banorët në veri të Kosovës ishin bindur që pajisja me targa të Kosovës ishte një lloj shkelje e lirive të tyre.

“Jemi në epokën e mediave sociale dhe ka shumë dezinformata ruse të servirura, shumë dezinformata serbe atje. Për shembull, sa i përket çështjes së targave, njerëzit në veri ishin të bindur se nëse duhej të kishin një targë normale shtetërore të Kosovës, disi kjo ishte një lloj shkeljeje e lirive të tyre. Marrëzi e plotë”- deklaroi ai.

Ai potencoi se Qeveria e Kosovës duhet të artikulojë measazh të qartë për këtë vendim dhe të përgënjeshtrojë informacionet nga mediat serbe.

“Qeveria e Kosovës duhet të artikulojë një mesazh të qartë dhe të veprojë menjëherë, të përgënjeshtrojë, të ekspozojë dhe të përgënjeshtrojë këto informacione, pra që të pastrojë komunikimet shumë shpejt dhe sigurisht që kjo duhet bërë edhe në gjuhën serbe, por edhe në gjuhën shqipe, sigurisht që duhet të marrim masa kundër faqeve që qartazi bëjnë thirrje për dhunë, nxitje të urrejtjes, si dhe përhapin gënjeshtra dhe gjëra të rrejshme”- shtoi tutje ai.

Jamie Shea shtoi se do duhej të bëhej më shumë fushatë informuese lidhur me vendimin e Qeverisë për targat e automjeteve

“Fushata e nevojshme informuese nuk u zhvillua përpara marrjes apo kuptimit të vendimit. Pra, le të kemi fushata informuese para se të merren vendimet dhe të shfrytëzojmë këto fushata për të shpjeguar pse po merren këto vendime dhe të mos kemi fushatë informuese si element reaktiv që ndodh pas marrjes së vendimit. Fatkeqësisht, minoriteti serb në veri të Kosovës janë shumë të cenueshëm, shumë i ndjeshëm ndaj këtij lloji të dezinformatave që marrin nga media në Serbi”- shtoi Shea.

Aleksandar Arsenijeviq, themelues i iniciativës qytetare “Mbijetesa Serbe”, ka thënë se qytetarët serbë në veri nuk ndihen të sigurt.

Në emisionin ‘Kallxo Përnime’ Arsenijeviq, ka sjellë fotografi të Policisë së Kosovës në veri, duke thënë se nuk u japin ndjenjë sigurie serbëve të veriut.

Arsenijeviq tregon si ndihen qytetarët serbë të veriut këto ditë