Si do të zhvillohen kualifikimet për Botërorin 2026 dhe kur do të zhvillohen ndeshjet?
Anglia, Uellsi, Skocia dhe Irlanda e Veriut kanë mësuar emrat e kundërshtarëve të tyre për kualifikim në Botërorin e vitit 2026 pas tërheqjes së shortit të premten në Cyrih, ka raportuar BBC.
Anglia, nën drejtimin e menaxherit të ri, Thomas Tuchel, do të përballet me Serbinë, Shqipërinë, Letoninë dhe Andorën.
Uellsi do të ndeshet me rivalët e tij të njohur, Belgjikën, plus Maqedoninë e Veriut, Kazakistanin dhe Lihtenshtajnin.
Skocia do të luajë përballë Greqisë, Bjellorusisë dhe humbëses së ndeshjes çereke-finale të Ligës së Kombeve, Portugali-Danimarkë.
Irlanda e Veriut do të ndeshet me Sllovakinë, Luksemburgun dhe fituesen e ndeshjes së Ligës së Kombeve ndërmjet Italisë dhe Gjermanisë.
Ndeshjet do të luhen gjatë pesë intervaleve të ndryshme të ndeshjeve ndërkombëtare ndërmjet marsit dhe nëntorit të vitit 2025.
Ekipi kryesues në secilin prej 12 grupeve kualifikohen automatikisht për Kupën e Botës, që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë – me ekipet e vendeve të dyta që do të garojnë në play off. Në total, 16 kombëtare europiane do të marrin pjesë në Botëror.
Skocia dhe Irlanda e Veriut kanë rënë në grupe me nga katër skuadra dhe nuk do të nisin garën kualifikuese deri në shtatorin e vitit të ardhshëm.
Skocezët do t’i kenë përballë grekët, që ka rastis të jenë në grupin kualifikues për Botëror, në play off-in e Ligës së Kombeve për mbetje dhe ngritje në një tjetër kategori me ndeshjen që do të zhvillohet në mars.
Shorti i plotë
Disa prej grupeve nuk do të finalizohet derisa të mos zhvillohen ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kombeve në mars.
Grupi A: Gjermani/Itali (fituesja), Sllovakia, Irlanda Veriore, Luksemburgu.
Grupi B: Zvicra, Suedia, Sllovenia, Kosova.
Grupi C: Portugali/Danimarkë (humbësja), Greqia, Skocia, Bjellorusia.
Grupi D: Francë/Kroaci (humbësja), Ukraina, Islanda, Azerbajxhani.
Grupi E: Spanjë/Holandë (fituesja), Turqia, Gjeorgjia, Bullgaria.
Grupi F: Portugali/Danimarkë (fituesja), Hungaria, Republika e Irlandës, Armenia.
Grupi G: Spanjë/Holandë (humbësja), Polonia, Finlanda, Lituania, Malta.
Grupi H: Austria, Rumania, Bosnjë-Hercegovina, Qiproja, San Marino.
Grupi I: Gjermani/Itali (Humbësja), Norvegjia, Izraeli, Estonia, Moldavia.
Grupi J: Belgjika, Uellsi, Maqedonia e Veriut, Kazakistani, Lihtenshtajni.
Grupi K: Anglia, Serbia, Shqipëria, Letonia, Andora.
Grupi L: Francë/Kroaci (humbësja), Republika Çeke, Mali i Zi, Ishujt Faroe, Gjibraltari.
Si zhvillohen kualifikimet për Botëror?
Gjashtë nga grupet i kanë nga katër skuadra dhe gjashtë të tjera nga pesë sosh.
Ekipet kombëtare do të ndeshjen në ndeshje me sistem të zakonshëm vajtje-ardhje.
Ekipet kryesuese në secilin grup do të kualifikohen automatikisht për Botëror, me përcjellëset që do të ndeshen në play off me katër ekipet e Ligës së Kombeve.
Ato 16 ekipe play off do të vendosen në vazo bazuar në rezultatet e tyre në grup dhe do të tërhiqet shorti për ndeshjet gjysmëfinale dhe finale me nga një ndeshje të vetme.
Kur zhvillohen ndeshjet?
Ndeshjet do të zhvillohen gjatë dhjetë ditëve në pesë pauza të ndryshme të ligave kombëtare.
Oraret e ndeshjeve janë përcaktuar prej 21 deri më 25 mars, prej 6 deri më 10 qershor, prej 4 deri më 9 shtator, prej 9 deri më 14 tetor dhe prej 13 deri më 18 nëntor.
Megjithatë asnjë ekip nuk do të luajë gjatë krejt këtyre orareve për shkak se do të jenë maksimalisht nga tetë ndeshje për çdo kombëtare. Kur janë të lira, mund të luajnë ndeshje miqësore.
Disa ekipet do ta nisin kampanjën në mars, të tjerat në qershor dhe grupet me nga katër ekipe nuk do të luajnë deri në shtator.
Ta zëmë, Skocia dhe Republika e Irlandës do të kenë ndeshjet për mbetje dhe ngritje në pllejfoin e Ligës së Kombeve në mars.
Ekipet që i fitojnë çerekfinalet e Ligës së Kombeve nuk do të kenë ndeshje kualifikues për Botëror deri në shtator.
Ndeshjet e pllejofit luhen nga 26 deri më 31 mars 2026.
Kur dhe ku mbahet Botërori i radhës?
Kupa e Botës do të fillojë më 11 qershor 2026 në Mexico City dhe përfundon më 19 korrik në New Jersey.
Turnamenti me 48 ekipe do të zgjasë me një rekord prej 39 ditësh.
Formati i ri do t’i ketë 12 grupe me nga katër kombëtare dhe fazën e pastajme me diskualifikim të menjëhershëm për herë të parë me 32 skuadra.
Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com