Foto: KALLXO.com

Si do të jetë moti në fundjavë?

Të shtunën, më 17.08.2024, parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Ndërsa të dielen, më 18.08.2024 parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura, riga shiu të shoqëruara me rrufe në shumë pjesë të territorit.

Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“(Të shtunën), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-19gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-36 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes. (Të dielën) temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 16-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperendimi me shpejtësi 1-5m/s”- thuhet në njoftimin e IHMK-së për motin që do të mbajë më 17.08.2024 dhe 18.08.2024.

Gjatë javës së ardhshme pritet të ketë riga shiut ë përcjellura me rrufe.

“Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Java e ardhshme parashihet me renie të temperaturave dhe herë-herë me riga shiu të përcjellura me rrufe”- vazhdon njoftimi.