Foto Urim Krasniqi/KALLXO.com

Si do të jetë moti gjatë kësaj jave?

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave do kemi mot kryesisht pranveror si rezultat i masave të fuqishme ajrore me presion të lartë atmosferik

Sipas njoftimit të IHK-së, temperatura minimale do jetë -1 gradë celsius, kurse ajo maksimale deri në 17 gradë celsius.

“Java e fundit e muajit shkurt do të karakterizohet me mot kryesisht pranveror. Kjo situatë e krijuar meteorologjike vie si rezultat i masave të fuqishme ajrore me presion të lartë atmosferik. Mëngjesi i së hënës do të jetë me ngrica të lehta, por në viset malore ngricat mbeten të qëndrueshme në orët e para të ditës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-5 m/s,” thuhet në njoftim.