Coronavirusi - KALLXO

Si bëhet vetizolimi? Këshilla nga eksperti - VIDEO

Infektologu në Klinikën Infektive, Valbon Krasniqi në emisionin “Argument Plus” të RTV21 foli për rëndësinë e izolimit për shkak të rrezikut të infektimit me coronavirus.

Krasniqi tha se janë të vetëdijshëm që masat nuk mund do të zbatohen 100%, pasi varet nga kushtet, ambientet dhe numri i anëtarëve të familjes, megjithatë tha se ata që nuk mund të izolohen tërësisht vetëm të provojnë ta kenë një dhomë të tyre.

“Pas kontaktit me familjarët t’i pastrojnë duart menjëherë. T’i vendosin maskat e thjeshta në shtëpi, dhe të qëndrojnë nëse është e mundur të paktën 1 metër larg me anëtarët e tjerë të familjes“, tha Krasniqi.

Poashtu e rëndësishme sipas infektologut është dhe pastrimi dhe dezinfektimi i shtëpive apo banesave./21Media