Ndërtimtari - Foto: KALLXO.com

Si bëhet aplikimi për legalizimin e ndërtimeve pa leje?

Vetëm në komunën e Prishtinës gjatë periudhës shkurt 2014 – shkurt 2017 janë regjistruar 45 mijë e 528 ndërtime pa leje, ndërsa në gjithë Kosovës 352 mijë e 836 të tilla.

Procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje, si dhe regjistrimi në Kadastër dhe në Regjistrin për të Drejtat në Pronën e Paluajtshme, kryhet në përputhje me Ligjin për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje, i cili e parasheh një procedurë të thjeshtë, taksa të ulëta dhe vetëm disa dokumente të thjeshta që kërkohen nga aplikantët.

Pagesa për aplikim është 1 euro për metër katror për ndërtimet e Katergorisë 1, dhe 2 euro për metër katror për ndërtimet e Kategorisë 2.

Në Kategorinë 1 përfshihen shtëpitë e banimit, vilat, depo, stallat, pishina të hapura dhe garazha. Ndërsa në Kategorinë 2 përfshihen ndërtesa me shumë njësi banimi, hotele, qendra tregtare, fabrika, shkolla dhe ndërtesa fetare.

Më poshtë mund t’i gjeni procedurat e aplikimit për legalizimin e ndërtimeve pa leje, të publikuar në faqen e Komunës së Prishtinës:

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR LEGALIZIMIN E SHTËPISË TUAJ (KATEGORIA I E NDËRTIMEVE PA LEJE – NDËRTIM I PAPËRFUNDUAR)
1. Formulari i aplikimit për Lejen e Legalizimit për Përfundimin e Ndërtimit
2. Dëshmitë për të drejtën pronësore mbi parcelë (merren në Zyrën Kadastrale Komunale)
3. Matjet e kryera nga një gjeodet i licencuar 4.
A) Nëse punët e planifikuara për përfundimin e ndërtimit nuk përfshijnë ndonjë ndryshim në bazën ose lartësinë e ndërtimit, ose ndonjë ndryshim të funksionit aktual, duhet të dorëzohet një deklaratë të nënshkruar nga pronari i ndërtimit, përmes së cilës i pranon të gjitha përgjegjësitë për sigurinë e strukturës së ndërtimit.
(Në rast se shtëpia juaj nuk duket në Ortofoton vitit 2018, duhet të dorëzoni dëshmi tjera për përfundimin e ndërtimit para datës 5 shtator 2018, siç kërkohet në Ligjin nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje, Neni 18)
Nëse punët e planifikuara për përfundimin e ndërtimit përfshijnë ndryshime në bazën ose lartësinë e ndërtimit, ose ndryshime të funksionit aktual, kërkohen dokumentet e mëposhtme:
B) Raporti i profesionistit për stabilitetin strukturor
5. Kushtet e propozuara të ndërtimit për përfundimin e ndërtimit të papërfunduar (nëse aplikohen);
6. Projekti ideor për përfundimin e ndërtimit (pasi të jenë miratuar kushtet e ndërtimit)

 

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMIT ME SHUMË NJËSI BANIMI (KATEGORIA II E NDËRTIMEVE PA LEJE – NDËRTIM I PËRFUNDUAR)
1. Formulari i aplikimit
2. Dëshmitë për të drejtën pronësore mbi parcelë (merren në Zyrën Kadastrale Komunale)
3. Dokumentet/dëshmitë për ndërmarrjen projektuese e cila e ka hartuar prezantimin grafik dhe përshkrimin e ndërtimit
4. Paraqitja grafike dhe përshkrimi i gjendjes aktuale të ndërtimit, duke përfshirë: o Përshkrimin teknik
o Matjet gjeodezike
o Fotografitë e ndërtimit (të gjitha fasadat)
o Raporti për stabilitetin strukturor, përfshirë përfundimin e profesionistit për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e ndërtimit
o Raporti për instalimet e ujit dhe kanalizimit, përfshirë përfundimin e profesionistit për sigurinë dhe funksionalitetin e sistemit
o Raporti për instalimet elektrike, përfshirë konkluzionin e profesionistit për sigurinë dhe funksionalitetin e sistemit
o Raporti për instalimet mekanike, përfshirë konkluzionin e profesionistit për sigurinë dhe funksionalitetin e sistemit
o Elaborati për mbrojtje nga zjarri

Për procedurat themelore të kërkesave të shëndetit dhe sigurisë dhe detajet tjera të rëndësishme për këtë nënkategori, shihni Udhëzimin Administrativ për Kërkesat themelore të shëndetit dhe sigurisë, procedurat dhe dokumentacioni për trajtimin e ndërtimeve pa leje për kategorinë I dhe II

(Në rast se ndërtimi juaj nuk shihet në Ortofoton e vitit 2018, duhet të dorëzoni dëshmi tjera për përfundimin e ndërtimit para datës 5 shtator 2018, siç kërkohet në Ligjin nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje, Neni 18)

 

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR LEGALIZIMIN E NDËRTIMIT ME SHUMË NJËSI BANIMI (KATEGORIA II E NDËRTIMEVE PA LEJE – NDËRTIM I PAPËRFUNDUAR)
1. Formulari i aplikimit për Lejen e Legalizimit për Përfundimin e Ndërtimit
2. Dëshmitë për të drejtën pronësore mbi parcelë (merren në Zyrën Kadastrale Komunale)
3. Dokumentet/dëshmitë për ndërmarrjen projektuese e cila e ka hartuar prezantimin grafik dhe përshkrimin e ndërtimit
4. Paraqitja grafike dhe përshkrimi i gjendjes aktuale të ndërtimit së papërfunduar: o Përshkrimi teknik
o Matjet gjeodezike
o Fotografitë e ndërtimit (të gjitha fasadat)
o Fotografitë e ndërtimeve fqinjë, brenda distancës 50 metra nga kufijtë e parcelës në të cilën aplikuesi synon ta përfundojë ndërtimin
o Raporti për stabilitetin strukturor, përfshirë konkluzionin e profesionistit për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e ndërtimit
o Elaborati për mbrojtje nga zjarri
o Punimet e planifikuara ndërtimore për ta përfunduar ndërtimin
5. Kushtet e propozuara të ndërtimit për përfundimin e ndërtimit (nëse punimet e planifikuara të ndërtimit përfshijnë ndryshime në bazën, lartësinë ose funksionin e ndërtimit; ose nëse nuk ka ndonjë Plan Rregullues Urban, Plan të Hollësishëm Urban ose Hartë Zonale në fuqi që përcakton Kushtet e Ndërtimit në parcelën e dhënë)
6. Projekti kryesor për përfundimin e ndërtimit (pasi të jenë miratuar kushtet e ndërtimit)

Për procedurat themelore të kërkesave të shëndetit dhe sigurisë dhe detajet tjera të rëndësishme për këtë nënkategori, shihni Udhëzimin Administrativ për Kërkesat themelore të shëndetit dhe sigurisë, procedurat dhe dokumentacioni për trajtimin e ndërtimeve pa leje për kategorinë I dhe II

(Në rast se ndërtimi juaj nuk shihet në Ortofoton e vitit 2018, duhet të dorëzoni dëshmi tjera për përfundimin e ndërtimit para datës 5 shtator 2018, siç kërkohet në Ligjin nr. 06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje, Neni 18)

 

CILAT JANË PESË PËRFITIMET KRYESORE TË LEGALIZIMIT TË NDËRTIMEVE PA LEJE?
1. Ndërtimi i legalizuar sjell siguri për pronarin e regjistruar
2. Ndërtimi i legalizuar mund t’u lihet familjarëve si trashëgimi
3. Ndërtimi i legalizuar shitet më lehtë
4. Ndërtimi i legalizuar mund të përdoret si hipotekë në kredi bankare për mundësi biznesi, arsimi ose për investime tjera
5. Ndërtimi i legalizuar ka vlerë më të madhe


ÇKA DUHET TË BËJ NËSE NUK KAM DËSHMI PËR TË DREJTAT E MIA TË PRONËS NË PARCELËN KU NDODHET NDËRTIMI PA LEJE?
Shumë njerëz në Kosovë nuk e kanë certifikatën e pronësisë për parcelën ndërtimore ku gjendet ndërtimi pa leje. Certifikata e pronësisë merret duke regjistruar të drejtat tuaja të pronës në Kadastër dhe në Regjistrin e të Drejtave të Pronës Paluajtshme. Sidoqoftë, edhe nëse nuk keni dëshmi mbi të drejtat tuaja pronësore në parcelë, përsëri duhet të aplikoni për legalizim dhe t’i dorëzoni dokumentet tjera në komunë. Pas dorëzimit të këtyre dokumenteve, ju përfshiheni në Listën e Pritjes, ndërsa pasi të siguroni dokumentacionin e nevojshëm që vërteton të drejtën tuaj të pronësisë ose të drejtën e përdorimit të parcelës ndërtimore dhe të njejtin ta dorëzoni në komunë, ndërtimi do të hiqet nga Lista e Pritjes dhe procesi i legalizimit do të vazhdojë.