Foto: REL/EPA-EFE

Shumica e të vdekurve nga COVID-19 në Prishtinë janë të moshës 25-34 vjeç

Shumica e të vdekurve nga virusi COVID-19 në komunën e Prishtinës janë të grupmoshës 25-34 vjeç.

Kështu thuhet në të dhënat e publikuara nga komuna e Prishtinës.

Sipas këtyre të dhënave, deri më tani 10 të infektuar të moshës 25-34 vjeç kanë vdekur, 7 të moëshës 35 deri 44 vjeç, 6 të moshës 45-54 vjeç, 4 të moshës 55-64 vjeç, 3 të moshës 65-74 vjeç dhe 2 të infektuar të moshës mbi 74 vjeç.

Po ashtu, sipas të dhënave të publikuara, mosha më e prekur nga virusi në Prishtinës është 35-44 vjeç me 913 të infektuar, më pas është mosha 25-34 vjeç me 781 të infektuar dhe mosha 45-54 vjeç me 648 të infektuar.

Ndërsa deri më tani në Kosovë numri i viktimave nga COVID-19 ka arritur në 425, numri i të infektuarve është 11,848 dhe 7,684 janë shëruar, kurse 1,480 raste aktive janë  në komunën e Prishtinës.