Ilustrim, Pamje nga ceremonia e festës para martesës në Indi. Foto: Reuters /REL

Shumica e indianëve kundërshtojnë martesat ndërfetare

Shumë e indianëve e konsiderojnë veten dhe shtetin e tyre, si tolerant sa i përket fesë, mirëpo janë kundër martesave ndërfetare, ka treguar një studim i kryer nga Qendra Kërkimore Pew.

Shumica e njerëzve me besime të ndryshme në këtë shtet, kanë thënë se dhënia fund e martesave të përziera përbën “prioritet të lartë” për ta.

Ky hulumtim vjen pas disa ligjeve të prezantuara në disa shtete indiane, që dënojnë lidhjet ndërfetare.

Qendra Kërkimore Pew, ka intervistuar 30,000 persona në gjithë Indinë, në 17 gjuhë të ndryshme.

Të intervistuarit kanë qenë nga 26 shtete dhe tri territore federale.

Sipas studimit, 80 për qind e myslimanëve të intervistuar, kanë thënë se për ta është e rëndësishme të ndalohet martesa e personit të një komuniteti, me një person të një komuniteti tjetër.

Rreth 65 për qind e hindusve janë përgjigjur njëjtë.

Në sondazh, respodentët janë pyetur edhe për lidhjet në mes të fesë dhe kombësisë, dhe është gjetur se hindusët “kanë tendenca të shohin identitetin e tyre fetar dhe atë kombëtar si të “ndërthurur”.

Sipas studimit, pavarësisht se ndajnë disa vlera të përbashkëta dhe besime fetare, pjesëtarët e komuniteteve më të mëdha fetare në Indi, “zakonisht nuk besojnë se kanë shumë ngjashmëri”./REL