Shumë projektligje shtyhen për seancën e ardhshme, miratohen dy raporte

Kuvendi i Kosovës sërish ka dështuar të miratojë një sërë projektligjesh.

Por, Kuvendi i ka miratuar dy raporte, Raportin Vjetor të Komisionit Rregullator të Prokurimit Publik për vitin 2019, si dhe Raportin Vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019.

Kuvendi nuk ka pasur kuourm të kalojë këto pika: Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-033 për të Drejtën Ndërkombëtare Private, Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-027 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-008 për Këshillin Ekonomiko-Social, Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-028 për Inspektoratin e Punës.

Gjithashtu nuk ka kaluar në parim as Projektligji nr. 07/L-038 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike, Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-012 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-073 për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.03/L-256 si dhe Shqyrtimi i Raportit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2019.

Kuvendi nuk ka arritur ta miratojë Raportin Vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2019 dhe as rekomandimet e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, për raportin e auditimit të Pasqyrave Vjetore Financiare të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për vitin 2019,