Shuma e parave që KGjK planifikon t`i shpenzojë për bartjen e stafit të Gjykatës së Mitrovicës nga jugu në veri

Për sigurimin e transportit për punëtorët e gjykatave për relacionin nga Mitrovica e Jugut në atë të Veriut, javën e kaluar, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) hapi tender.

Për tenderin me titull “Transporti i punëtorve të Gjykatave në relacionin Mitrovicë e Jugut – Mitrovicë Veriut “KGjK ndau 40,000 euro për blerjen e këtyre shërbimeve.

Për këtë aktivitet të prokurimit, u përdor procedura e hapur me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët.

Data 22 shkurt 2022, është edhe afati i cili është caktuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) deri kur operatorët ekonomik mund të ofertojnë për këtë aktivitet të prokurimit.

Kohëzgjatja e kësaj kontrate, sipas KGjK-së pritet të jetë për një periudhë 36 muajsh.