Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Shuarja e AKP-së - LIVE

Në emisionin “Kallxo Përnime’ po transmetohet debati për shuarjen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Në këtë debat po diskutohet se pse u shkarkua bordi i AKP-së dhe sa ishte paga e tyre e kur do të fillojë shuarja e Agjencisë.

Çka do të ndodhë me pronat që nuk janë shitur? Çka do të ndodhë me punëtorët e AKP-së?

A rrezikohet Kosova nga arbitrazhet dhe si do të trajtohen pronat e Kosovës që janë jashtë territorit të saj?

A do të ketë hetim të privatizimit?

Për këto dhe shumë të tjera debatojnë Armend Muja, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i Komisionit parlamentar për Buxhet, Valon Tolaj, drejtor i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Ekrem Hajdari, ish-drejtor i AKP-së, Avni Ajdini, përfaqësues i punëtorëve në bordin e AKP-së dhe kryetar i BSPK-së.